☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.90 ▼1.49%
ARI 4,364 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,509 ▲ +0.91% ETH $2,447 ▲ +1.98% XRP $1.3034 ▲ +1.02% SOL $100.1300 ▲ +3.17%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.90 ▼1.49 % ARI 4,364 ▼0.54 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.90 ▼1.49 % ARI 4,364 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kosova

Dëshmoi në Hagë, ish-komandanti i NATO-s reagon pas vendimit: Jam i shokuar dhe i zemëruar

Ish-komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se është “i shokuar dhe i zemëruar” nga vendimi.

Në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Clark tha se gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte bashkëpunuar me UÇK-në dhe se nuk ka parë dëshmi që, sipas tij, do ta justifikonin një vendim të tillë.

“Unë kam dëshmuar në gjyq, kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-në dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi”, u shpreh ai.

Clark foli edhe për Hashim Thaçin, duke thënë se ishte takuar me të gjatë konfliktit dhe në Rambuje.

“Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptar”, tha Clark.

Sipas tij, Thaçi kishte bërë një punë të rëndësishme në mbrojtjen e popullsisë civile serbe gjatë luftës.

“Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”,tha Clark.

Ish-komandanti i NATO-s foli gjithashtu për periudhën e luftës në Kosovë dhe tha se bota nuk duhet ta harrojë atë që kishte ndodhur gjatë viteve 1997-1999.

Ai kujtoi represionin e regjimit të Slobodan Millosheviçit dhe dëbimin e qindra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre.

“Kanë kaluar 27 vjet dhe disa prej atyre që janë në gjykatë e kanë harruar frikën e represionit të Millosheviçit mbi njerëzit e Kosovës”, deklaroi Clark, duke shtuar se ajo që ndodhi në Kosovë duhet të mbahet mend në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.