☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,592 ▼ -1.5% ETH $2,391 ▼ -1.86% XRP $1.2970 ▼ -1.29% SOL $104.3200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë

Një 45-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, teksa po shkonte në punë. Viktima, Valter Lleshi, u gjet pa shenja jete rreth orës 07:10, brenda automjetit të tij tip “Toyota”, në fshatin Shkorret, përgjatë rrugës Reps–Spaç.

45-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar, duke marrë plagë të shumta, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja, ndërsa trupi i pajetë u konstatua nga një punëtor tjetër, i cili po shkonte në punë dhe njoftoi menjëherë policinë.

Në zonën ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson punën e hetuesve. Ndërkohë, policia po kryen kontrolle intensive, edhe me qen gjurmues, në kërkim të provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktima, Valter Lleshi, ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Në muajin mars të këtij viti, makinerisë së tonazhit të rëndë që ai drejtonte i ishte vendosur lëndë plasëse, por ajo nuk shpërtheu.

Ishte vetë 45-vjeçari ai që konstatoi lëndën plasëse pranë gomës së përparme të mjetit dhe njoftoi policinë, e cila kreu shpërthimin e kontrolluar. Gjatë marrjes në pyetje, Lleshi kishte mohuar të kishte konflikte me persona të ndryshëm, duke e konsideruar ngjarjen si një sulm ndaj kompanisë ku punonte.

Valter Lleshi ishte me origjinë nga Fani dhe jetonte në qytetin e Rrëshenit. Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe nuk njihej si person me precedent penal apo i skeduar nga policia.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek perfshirja e tij në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur gjatë viteve të fundit në Mirditë, pasi rezulton të ketë pasur miqësi me fisin Reçi ne Rreshen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.