Kronika

Detaje mbi vrasjen në Lezhë, zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit

Etleva Ndokaj, 28 vjeç, u vra me armë zjarri nga një 31-vjeçar me të cilin dyshohet se kishte një lidhe intime. E reja u qëllua në vendin e punës, në parukerinë e saj në qendër të Lezhës. Të afërmit e viktimës thanë jashtë kamerës për “News 24”, se e reja ka patur më herët një lidhje jashtëmartesore me autorin e identifikuar nga policia si Alfred Nikolli, 31 vjeç.

Po të njëjtat burime rrëfejnë se prej një viti, Etleva kishte shkëputur çdo lloj marrëdhënie me 31-vjeçarin, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Viktima dhe autori, sipas këtyre burimeve, janë konfliktuar disa herë, madje 28-vjeçarja ka bërë edhe një denoncim në polici ndaj Nikollit. Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga blutë e Lezhës. Mësohet se 28-vjeçarja me profesion parukiere, ishte e martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa Nikolli nuk ishte i martuar.

Mesditën e sotme 31-vjeçari Alfred Nikolli, ka hyrë në sallonin e bukurisë së gruas dhe e ka qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ajo ishte në prani të një klienteje. Gruaja është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe në këmbë.

Më pas ai është larguar me shpejtësi, pa u vene re nga forcat e policisë, dhe është vënë në pranga disa orë më pas. 28-vjeçarja ka humbur jetën gjatë transportit për në spital për shkak të plagëve të marra. Mësohet se autori dhe viktima ishin me orgjinë nga i njëjti fshat, Spite, dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rendë.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 11.11.2016 është marrë njoftim se në Lezhë në qytet ka ndodhur një plagosje. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasia E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë e cila është transportuar në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button