☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.08 ▼2.27%
ARI 4,694 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,422 ▲ +1.24% ETH $2,462 ▲ +2.26% XRP $1.4830 ▲ +0.74% SOL $94.7200 ▲ +1.81%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.08 ▼2.27 % ARI 4,694 ▲0.29 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.08 ▼2.27 % ARI 4,694 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Kronika

Detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët qëlluan me 50 plumba kallashnikovi

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit.

Dyshohet se ndaj fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe Lazer Bashi, i cili mbeti i plagosur, është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi.

Babë e bir po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur u zunë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.

Pas breshërisë së plumbave, Lekë dhe Prel Gjoni humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, Lazer Bashi, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, mbijetoi. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet fuoristradë.

Ende nuk është përcaktuar motivi i krimit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri.

Megjithatë, grupi hetimor po shqyrton edhe pista të tjera për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër u plagos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.