☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,565 ▲ +2.71% ETH $2,425 ▲ +4.35% XRP $1.3226 ▲ +3.3% SOL $96.4900 ▲ +3.26%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku

Ushtaraku që u ekzekutua me kallash nga shoku i tij pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës është ish-futbollist i Skënderbeut, skuadra e të rinjve.

Joan Zuko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij në rrethana dhe motive ende të panjohura.

Rezulton se Zuko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15, para se të bëhej pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Në tentativë për t’i shpëtuar autorit, Joan Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur brenda ambienteve të pallatit, ku edhe e ka qëlluar me armë për vdekje.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori, mësohet se është person me precedentë penalë, për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje.

Ndërkohë, ai është identifikuar nga policia, e cila vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur edhe postblloqe policie, ndërsa kontrollet po vijojnë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.