☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.08 ▼0.27%
ARI 4,401 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,897 ▲ +0.95% ETH $1,915 ▲ +0.67% XRP $1.0246 ▼ -1% SOL $73.6800 ▲ +1.45%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
08 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Dhuna mes të rinjve alarmon shoqërinë, ekspertët kërkojnë masa parandaluese

Rastet e shpeshtuara të dhunës mes të rinjve, kanë rikthyer debatin për gjetjen e zgjidhjes për sjelljet agresive, të cilat po bëhen gjithnjë e më të theksuara në shkolla dhe në rrjetet sociale.

Ekspertët, pjesëmarrës në panelin “Promovimi i një mjedisi të sigurt shkollor”, organizuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi, vlerësuan se reagimi vetëm pas incidenteve nuk mjafton dhe se nevojitet qasje afatgjatë, ku institucionet, shkollat, familjet dhe organizatat do të angazhohen në parandalimin e dhunës.

“Ndoshta na duhen masa më të mira për bashkëpunim ndërmjet shkollës dhe qendrave për punë sociale, sepse pasi të njoftohet Qendra për Punë Sociale, nëse bëhet fjalë për dhunë më të rëndë dhe ajo del në terren për të punuar me familjen, shkollat nuk marrin informacione kthyese se çfarë po punohet me atë fëmijë dhe me atë familje për të ngritur nivelin, pasi ai fëmijë duhet të rikthehet në shkollë”. – tha; Elena Ivanova, Sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

“Në pjesën e parandalimit, shkollat kanë mungesa. Përkatësisht, për këtë gjithmonë flitet pasi të ketë ndodhur ngjarja, pasi të jetë kryer dhuna. Duhet të forcohen kapacitetet edhe në pjesën e shkollave ku duhet të punohet më gjerësisht në aspektin e parandalimit”. tha; Goce Jankullovski, Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Nga Ambasada e Fëmijëve Megjashi, thonë se shkaktarët kryesorë për dhunën ndërmjet të rinjve janë moskujdesi nga prindërit, sidomos për kohën që kalojnë në internet, moskujdesi nga arsimtarët por edhe i shërbimeve profesionale.

”Patjetër të pranoj se ajo që ndodhë me fëmijët është rezultat i edukimit në familje dhe moskujdes i mjaftueshëm i shërbimeve profesionale, duke përfshirë, mësuesit, kujdestarët, shkollat por edhe atë që mediat ofrojnë dhe humbja e kohës së fëmijëve në internet.” – tha; Dragi Zmijanac – Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi

Rasti i fundit i dhunës ndërmjet të rinjve, ndodhi para disa ditëve i cili ngriti alarmin pasi një 15-vjeçar goditi me thikë një bashkëmoshatar në tualetin e një shkolle në Hasanbeg./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.