Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën
Deputetja Marjana Koçeaku ka reaguar lidhur me reformën territoriale, duke përshëndetur qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dolën kundër kësaj reforme.
Përmes një reagimi, Koçeaku u shpreh se deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale nuk duhen konsideruar si “rebelë”, ndërsa kritikoi Partinë Socialiste për mënyrën se si, sipas saj, ka trajtuar komunitetet periferike.
“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!!”, shkruan Koçeaku.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.