⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata re

Gjykata refuzon të mbyllë në qeli dy nga të dyshuarit për dhunën ndaj kreut të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për pronarin e lokalit “Orange”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin Ermal Vata, lidhur me ngjarjen ku u dhunua shefi i Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Për dy të dyshuarit, të cilët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Gjykata ka vendosur ndaj Spiro Iljadhit dhe Ermal Vatës masën “Detyrim për t’u paraqitur”, duke i lënë të lirë gjatë hetimeve, informon TCH.

Ngjarja ndodhi më 16 gusht në ambientet e lokalit “Orange” në Sarandë, ku shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, ndërhyri për të ndaluar një konflikt fizik. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u prezantua si punonjës policie, ai u godit nga personat e përfshirë në përplasje.

Për këtë ngjarje, gjykata ka caktuar më herët “arrest me burg” për gjashtë persona, të akuzuar për “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.