Dhuna në familje alarmon vendin, Mickoski premton zgjidhje ligjore për mbrojtjen e viktimave
Maqedonia e Veriut përballet me numër të lartë të dhunës në familje dhe femicidit; vetëm një ditë më parë në polici u denoncuan 8 raste, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron zgjidhje ligjore konkrete në Kuvend.
Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me një numër të lartë të rasteve të dhunës në familje dhe të femicidit, duke u renditur ndër vendet më të prekura në rajon. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se po punohet për gjetjen e zgjidhjeve dhe miratimin e ligjeve më të mira për mbrojtjen e qytetarëve, siç njofton Alsat.
Sipas Mickoskit, Ministria e Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme po punojnë tashmë për një zgjidhje ligjore që ndodhet në Kuvend. Ai tha se zgjidhja do të shqyrtohet sërish me organizatat dhe beson se shumë shpejt do të dilet para deputetëve me propozime konkrete.
Shqetësimi u rrit pas një videoje që qarkulloi një ditë më parë në rrjetin social TikTok, ku dyshohet se një burrë dhunonte fizikisht gruan e tij, ndërsa shumë persona e ndiqnin dhunën drejtpërdrejt.
Sipas Alsat-it, vetëm një ditë më parë në polici janë denoncuar 8 raste të dhunës në familje, ndërsa MPB-ja thotë se po ndërmerren masa. Për shkak të denoncimeve të shumta dhe 7 vrasjeve të grave brenda një viti, në Shkup dhe në Ohër u protestua për të kërkuar masa urgjente dhe mbrojtje për viktimat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.