☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,249 ▲4.9%
DOW 49,658 ▲3.14%
NASDAQ 24,150 ▲6.77%
NAFTA 80.82 ▼3.11%
ARI 3,666 ▲4.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,867 ▲ +1.65% ETH $1,761 ▲ +2.7% XRP $0.9697 ▲ +4.45% SOL $74.1800 ▲ +5.34%
S&P 500 7,249 ▲4.9 % DOW 49,658 ▲3.14 % NASDAQ 24,150 ▲6.77 % NAFTA 80.82 ▼3.11 % ARI 3,666 ▲4.29 % S&P 500 7,249 ▲4.9 % DOW 49,658 ▲3.14 % NASDAQ 24,150 ▲6.77 % NAFTA 80.82 ▼3.11 % ARI 3,666 ▲4.29 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kronika

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat

Jakup Hasani, i cili u plagos gjatë ditës së sotme në një atentat në Fier, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit.

Nipi i viktimës ka dalë nga operacioni në Fier dhe është dërguar në reanimacion. Ai ka marrë katër plumba në trup.

Pas operacionit, Hasani është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të mbahet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. I plagosuri ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Viktima është qëlluar me armë zjarri teksa po punonte në oborrin e banesës së tij, në murin rrethues të shtëpisë. I plagosur rëndë mbeti djali i vëllait të tij.

Një ngjarje e rëndë kriminale e regjistruar më 25 mars 2002 në Fier lidhet me emrin e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami”, i cili sot u ekzekutua në oborrin e banesës.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, Selami Hasani u shpall fajtor për bashkëpunim në një vrasje të dyfishtë. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Sheshi i Valutës”, ku një automjet tip fuoristradë Mercedes-Benz, në të cilin ndodheshin Julian Isufi, (ose nipi i Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”), dhe Bledar Kastrati, u qëllua me armë zjarri.

Sipas dosjes gjyqësore, nga të shtënat mbetën të vrarë Julian Isufi dhe Esat Taze, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj. Sipas konkluzioneve të gjykatave, Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani kishin vepruar në bashkëpunim dhe kishin pasur një marrëveshje paraprake për realizimin e krimit. Ata kishin siguruar mjetet e nevojshme, përfshirë blerjen e automjetit dhe sigurimin e një arme automatike.

Në momentin e atentatit, Pëllumb Yzeiraj qëlloi me armë zjarri në drejtim të fuoristradës ku ndodheshin personat e shënjestruar. Ndërkohë, Selami Hasani zbriti nga automjeti dhe qëndroi pranë tij.

Pas të shtënave, të dy u larguan me të njëjtën makinë, e cila, sipas vendimit, u ndoq nga një automjet policie. Në vendimin e Gjykatës së Lartë përmendet se gjykatat e faktit e kishin cilësuar ngjarjen si një vrasje të kryer për shkak të hasmërisë. Megjithatë, mbrojtja e Selami Hasanit e kundërshtoi këtë përfundim, duke pretenduar se motivi i hakmarrjes nuk ishte provuar me prova konkrete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.