⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,248 ▲4.88%
DOW 49,639 ▲3.1%
NASDAQ 24,138 ▲6.72%
NAFTA 80.44 ▼3.56%
ARI 3,670 ▲4.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,918 ▲ +1.71% ETH $1,765 ▲ +2.82% XRP $0.9703 ▲ +4.55% SOL $74.3500 ▲ +5.57%
S&P 500 7,248 ▲4.88 % DOW 49,639 ▲3.1 % NASDAQ 24,138 ▲6.72 % NAFTA 80.44 ▼3.56 % ARI 3,670 ▲4.39 % S&P 500 7,248 ▲4.88 % DOW 49,639 ▲3.1 % NASDAQ 24,138 ▲6.72 % NAFTA 80.44 ▼3.56 % ARI 3,670 ▲4.39 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shkon në 8 numri i personave të shoqëruar në Polici! Një automjet në qendër të hetim

Tetë persona janë shoqëruar deri më tani në ambientet e Policisë së Fierit, në kuadër të hetimeve për atentatin e rëndë ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, i njohur në zonë me nofkën “Sel Çami”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së viktimës, ku autorët hapën zjarr ndaj tij, duke plagosur rëndë edhe nipin e tij, i cili ndodhej në vendngjarje.

Pavarësisht veprimeve hetimore të kryera deri më tani, autorët e atentatit vijojnë të jenë të paidentifikuar dhe në kërkim. Grupi hetimor po analizon me kujdes çdo provë të mbledhur në vendngjarje, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Një nga pistat që po verifikohet lidhet me lëvizjet e automjeteve para dhe pas atentatit. Nga pamjet e administruara deri më tani është konstatuar prania e një automjeti tip “Volvo”, por ende nuk ka pamje të qarta që të dokumentojnë autorët apo itinerarin e tyre.

Ndërkohë, personat e shoqëruar po pyeten në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e personave të përfshirë në ekzekutimin e 60-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.