🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,667 ▼1.17%
DOW 52,850 ▼0.01%
NASDAQ 26,115 ▼2.2%
NAFTA 98.75 ▲1.65%
ARI 4,064 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,545 ▼ -3.64% ETH $2,392 ▼ -4.53% XRP $1.3259 ▼ -3.81% SOL $104.3800 ▼ -3.56%
S&P 500 7,667 ▼1.17 % DOW 52,850 ▼0.01 % NASDAQ 26,115 ▼2.2 % NAFTA 98.75 ▲1.65 % ARI 4,064 ▼2.07 % S&P 500 7,667 ▼1.17 % DOW 52,850 ▼0.01 % NASDAQ 26,115 ▼2.2 % NAFTA 98.75 ▲1.65 % ARI 4,064 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitj

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 8 prej 10 personave të marrë në shqyrtim më 22 tetor 2026, në lidhje me protestat e zhvilluara në kryeqytet.

Sipas vendimit të gjykatës, për A. R., A. B., D. L., G. B., A. L., Y. I., Rr. Ç. dhe A. S. është konstatuar i paligjshëm arrestimi në flagrancë dhe nuk është caktuar asnjë masë sigurimi. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Ndërkohë, për T. T. dhe F. M., gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë, duke caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Të dy personat duhet të paraqiten të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, personat nën hetim dyshohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.