Kronika

Dhunoi administratorin e Tominit në Dibër, policia arreston Dritan Selishtën

Policia e Dibrës ka arrestuar Dritan Selishtën, i cili ka qenë me precedent me parë.

Arrestimi i tij është bërë në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij.

Dritan Selishta  ishte i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.

Selishta dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, N.M, 58 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet  e policisë Dibër të shtetasit Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Në përfundim të veprimeve proceduriale që do të kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë do tju nisim informacion përfundimtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button