☁️
Tiranë 27°C · Vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.51 ▲2.29%
ARI 4,517 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,297 ▼ -0.31% ETH $2,119 ▼ -0.63% XRP $1.3660 ▼ -0.39% SOL $85.7800 ▲ +0.88%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,517 ▼0.41 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.51 ▲2.29 % ARI 4,517 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

Diegia e pallatit, Karakaçi-Braçes: Gati projektligji, të hartojmë së bashku masat

Deputeti Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi sot në 21 maj.

Braçe foli për djegien e pallatit në Tiranë, duke thënë se ishte ndërtuar me lëndë të djegshme dhe pa leje shfrytëzimi.

Në replikën e tij, Karakaçi tha se PS tashmë e ka gati një projektligj për të pasur materiale cilësore në ndëtim. Ai ftoi Braçen, që së bashku të shikojnë masat, për të përmirësuar situatën.

Fjala e plotë e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi:

E nderuar drejtuese e seancës,

Të nderuar deputetë,

I nderuar zoti Braçe,

Interpelanca e kërkuar nga ana juaj patjetër prek një fushë shumë të gjerë, që lidhet me cilësinë e materialeve të ndërtimit, e cila jo domosdoshmërish prek në tërësinë e vet fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Megjithatë, nën përgjegjësinë që më jep ky funksion, me shumë kënaqësi e prita këtë interpelancë dhe patjetër do mundohem që të jap një përgjigje përsa i përket objektit të interpelancës suaj që lidhej me cilësinë e materialeve të ndërtimit dhe zbatimit të tyre, jo duke u referuar në rastin konkret që ju u ndalët më tepër.

Gjithsesi, cilësia e materialeve të ndërtimit përbën një nga faktorët më të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të objekteve të banimit dhe atyre publike. Kuadri ligjor në Shqipëri ka vendosur disa themele përsa i përket kontrollit të cilësisë në ndërtim, duke përcaktuar personat përgjegjës dhe institucionet kompetente. Në këto akte janë detajuar dhe evidentuar plotësisht dispozitat që lidhen me kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit.

Së pari, akti i parë ligjor është ligji 9290 për produktet e ndërtimit i vitit 2004, i cili referon kushtet për përdorimin, vlerësimin e konformitetit dhe hedhjen në treg të produkteve të ndërtimit. Produktet duhet të përmbushin kriteret bazë të tilla si rezistenca mekanike, siguria ndaj zjarrit, higjiena, mbrojtja e mjedisit, siguria në përdorim, izolimi akustik dhe kursimi i energjisë. Ky është kuadri ligjor bazë që referon në Shqipëri, sigurinë e materialeve të ndërtimit.

Hedhja në treg e këtyre materialeve lejohet vetëm për ato produkte që janë në përputhje me standardet shqiptare të harmonizuara me ato europiane, apo pasi të kenë kaluar procedurat e konformitetit. Ligji parashikon që prodhuesi është përgjegjës për deklarimin dhe vërtetimin e konformitetit të produktit, ndërsa mbikëqyrja e tregut kryhet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Legjislacioni aktual patjetër është i hershëm dhe ka dalë nevoja e tij për përditësim dhe një nga elementet bazë, edhe për përditësim në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka marrë seriozisht këtë angazhim dhe në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse ka hartuar tashmë projektligjin për tregtimin e produkteve të ndërtimit, i cili synon përafrimin me rregulloren e Bashkimit Europian të vitit 2024. Ky projektligj synon krijimin e një sistemi modern dhe të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës së produkteve të ndërtimit në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. Po ashtu, parashikon edhe ngritjen e strukturave përgjegjës për certifikimin, vlerësimin teknik dhe mbikëqyrjen e tregut me qëllim rritjen e sigurisë.

Ky projektligj që është hartuar është depozituar dhe në konsultim publik dhe po ashtu po ndërmerren edhe masat përkatëse ligjore përsa i përket konsultimit të brendshëm me institucionet përkatëse në mënyrë që të vijohet me miratimin e tij.

Akti i dytë ligjor, i cili shërben dhe ka si qëllim të rregullojë përsëri këtë fushë, është për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim, i cili përcakton rregullat për projektimin, mbikëqyrjen, zbatimin dhe kolaudimin e ndërtimeve në Shqipëri, si dhe përgjegjësitë e projektuesit, mbikëqyrësit, zbatuesit, drejtuesit teknik, kolaudatorit dhe zhvilluesit, që janë gjithë subjektet përkatëse ligjore që kanë detyrim që të bëjnë kontrollin dhe disiplinimin e punimeve në ndërtim, duke marrë në konsideratë edhe atë ndërtim që ju referuat që patëm ngjarjen e para disa javëve. Ligji kërkon që ndërtimet të plotësojnë standardet për rezistencë dhe qëndrueshmëri, siguri nga zjarri, higjienë dhe mbrojtje të mjedisit, siguri në përdorim, mbrojtje nga zhurmat, kursim energjie dhe ruajtje të ngrohtësisë.

Zbatuesi i punimeve është përgjegjës për realizimin e punimeve sipas lejes së ndërtimit, projektit dhe kushteve teknike, si dhe për cilësinë e materialeve të përdorura sipas standardeve kombëtare ose europiane. Materialet e importit duhet të kenë certifikatë cilësie nga laboratorë të akredituar nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa materialet e prodhuara në Shqipëri duhet të certifikohen nga laboratorë të akredituar në vend. Zhvilluesi, që është edhe entiteti kryesor përsa i përket përgjegjësisë së ndërtimit, mban përgjegjësi të përbashkët bashkë me projektuesin, zbatuesin, mbikëqyrësin dhe kolaudatorin për respektimin e ligjit dhe standardeve të sigurisë, antisizmikes, mbrojtjes nga zjarri dhe efiçencës energjetike. Ligji parashikon gjithashtu masa, shkelje dhe sanksione për moszbatimin e këtyre detyrimeve.

Akti tjetër nënligjor është VKM-ja numër 610 e vitit 2022 për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve. Në bazë të këtij akti nënligjor, është mbikëqyrësi përgjegjës për kontrollin e zbatimeve gjatë punimeve sipas projektit, standardeve teknike dhe destinacionit të objektit, duke garantuar cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit. Ai gjithashtu bën miratimin e materialeve të ndërtimit.

Dhe akti tjetër nënligjor është VKM-ja numër 448 e vitit 2025 për miratimin e rregullores së zbatimit të punimeve në ndërtim dhe sipas këtij akti, materialet dhe produktet e ndërtimit me standarde të detyrueshme vendosen në vepër vetëm kur janë shoqëruar me certifikatë cilësie, me rezultatet e provave dhe të analizave që vërtetojnë ose vlerësojnë përputhshmërinë e tyre me standardet që referohen në përshkrimet dhe specifikimet e tyre teknike. Ato duhet të jenë të reja, të papërdorura dhe pa defekte nga veprimet ose mosveprimet e zbatuesit të punimeve.

Së fundmi, akti i fundit është ligji numër 107/2014 për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i cili përcakton që gjatë procesit të lejes së ndërtimit, kontrolli i zhvillimit është procesi në të cilin autoriteti përgjegjës i planifikimit vlerëson nëse një kërkesë për ndërtim përputhet me dokumentet e planifikimit, kodin e ndërtimit dhe kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Duke përmbledhur gjithë sa thashë më sipër, rezulton se kuadri ligjor në fushën e produkteve dhe punimeve të ndërtimit parashikon detyrime dhe mekanizma kontrolli për garantimin e sigurisë, cilësisë dhe përputhshmërisë së standardeve me standardet teknike. Megjithatë, ne jemi shumë të vetëdijshëm që zhvillimet teknologjike, rritja e kompleksitetit të ndërtimeve dhe problematikat e evidentuara në praktikë, kanë nxjerrë në pah nevojën e domosdoshme për forcimin e mëtejshëm të legjislacionit, mekanizmave të kontrollit dhe koordinimit institucional.

Patjetër që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Qeveria Shqiptare e njeh këtë si prioritet dhe përmes forcimit të kuadrit ligjor, rritjes së mekanizmave të kontrollit dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian, synimi ynë është që të garantojmë ndërtime cilësore, të sigurta dhe në përputhje me interesin publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.