☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,808 ▼ -0.31% ETH $2,499 ▲ +0.36% XRP $1.4035 ▲ +1.34% SOL $109.9800 ▼ -0.07%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria mbyll negociatat për kapitullin 20 të BE-së, ja sfidat që e presin deri në vitin 2027

Shqipëria ka mbyllur negociatat për një tjetër kapitull të acquis së BE, atë për ndërmarrjet dhe politikën industriale. Vendi ynë rezulton të ketë përafruar standardet dhe harmonizuar plotësisht legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë, duke realizuar të gjithë reformat e kërkuara nga Unioni.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.

Në korrik të këtij viti, në përfundim të Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, u zyrtarizua mbyllja provizore e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Bashkë me kapitullin 20 tashmë, shkon në 4 numri i kapitujve për të cilat Shqipëria ka mbyllur negociatat, teksa i mbeten edhe 29 kapituj të tjerë për t’u mbyllur brenda afatit që ka përcaktuar vetë vendi ynë dhe BE, i cili është viti 2027.

Duke nisur nga volumi më i ulët i legjislacionit për përafrim, ishte e pritshme që këto kapituj të mbylleshin të parët, ndërsa më problematikët konsiderohen drejtësia, bujqësia, siguria ushqimore dhe mjedisi. Edhe tregu i brendshëm kërkon një punë të konsiderueshme për përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit, për shkak të numrit më të madh të kapitujve.

Grupkapitulli 1 “Themelorët”, i cili përfshin 5 kapituj mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, statistikat, prokurimin publik, kontrollin financiar, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, është ndër kapitujt më të vështirë për Shqipërinë, prandaj zakonisht hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

Shqipëria do të vijojë reformat për afrimin e standardeve evropiane, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një vendi të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e anëtarësimit deri në mbylljen e negociatave për të gjithë kapitujt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.