☁️
Tiranë 32°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.62 ▼0.1%
ARI 4,168 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,803 ▲ +0.17% ETH $1,768 ▲ +0.28% XRP $1.1418 ▲ +1.02% SOL $80.7100 ▲ +0.26%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.62 ▼0.1 % ARI 4,168 ▲1.02 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Dimitrieska-Koçoska: Rritje e të ardhurave dhe investime të shtuara, të ardhurat nga buxheti janë realizuar 170 miliardë denarë

Në gjysmën e parë të vitit, pra në periudhën janar–qershor, të ardhurat totale në Buxhet janë realizuar në vlerë prej 170 miliardë denarësh (169,9 miliardë denarë), që paraqet rritje prej 8,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim të planit mbi 45%.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska‑Koçoska, në ekspozenë për ribalancin e Buxhetit për vitin 2026, gjatë debatit komisionial në Kuvend, vlerësoi se financat publike janë stabile, se pjesa e të ardhurave po zhvillohet sipas pritjeve, ndërsa shpenzimet janë të orientuara drejt përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe politikave prioritare të zhvillimit.

Ajo theksoi se pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga aktiviteti i rregullt ekonomik. Të ardhurat tatimore arrijnë në 96,7 miliardë denarë, prej të cilave të ardhurat nga TVSH janë 43,3 miliardë denarë dhe marrin pjesë me rreth 44,7% në të ardhurat totale tatimore. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë 17,5 miliardë denarë, nga tatimi mbi fitimin 13,8 miliardë denarë, ndërsa nga akcizat janë realizuar 13,9 miliardë denarë.

Sipas të dhënave, është regjistruar rritje e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale prej 11,7%, nga tatimi mbi fitimin 14,5%, nga TVSH 16,4%, si dhe rritje prej 8,3% te detyrimet doganore të importit.

Ministrja vlerësoi se kjo paraqet tregues të vazhdimësisë së aktivitetit ekonomik, funksionimit të kompanive, rritjes së pagave dhe mbledhjes më efikase të të ardhurave me uljen e ekonomisë gri.

Në të njëjtën periudhë, kontributet sociale si burim kyç për financimin e sistemit pensional dhe shëndetësor arritën në 58,8 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 7,5% krahasuar me vitin e kaluar.

Në anën e shpenzimeve, buxheti është realizuar në vlerë prej 205,9 miliardë denarësh, në drejtim të përmbushjes së rregullt të detyrimeve ligjore ndaj qytetarëve dhe ekonomisë.

Janë paguar 1,2 miliardë denarë për kthimin e mjeteve nga tatimi solidar, për pensione janë ndarë 58,1 miliardë denarë, për shëndetësi 25,5 miliardë denarë, ndërsa për mbrojtje sociale 7,6 miliardë denarë. Komunave u janë transferuar 15,1 miliardë denarë në formë të bllok‑dotacioneve, si dhe 2,4 miliardë denarë shtesë nga TVSH‑ja.

Në gjysmën e parë të vitit, shteti ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve vendorë dhe të huaj. Për interesa janë paguar 12 miliardë denarë, ndërsa për shlyerjen e principalit 60,7 miliardë denarë, gjë që sipas ministres është e rëndësishme për ruajtjen e besimit të investitorëve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ajo theksoi se disiplinimi financiar dhe shlyerja e rregullt e detyrimeve mbeten prioritet.

Shpenzimet kapitale në këtë periudhë arrijnë në 19,4 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 53,5% në nivel vjetor. Këto mjete janë të orientuara drejt infrastrukturës, shkollave, çerdheve, objekteve shëndetësore, energjetikës dhe zhvillimit lokal. Për Korridoret 8 dhe 10‑d janë realizuar 6,3 miliardë denarë, ndërsa për projektet infrastrukturore komunale 2,1 miliardë denarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.