☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,161 ▼ -0.29% ETH $2,186 ▼ -0.39% XRP $1.4193 ▲ +0.28% SOL $86.9700 ▼ -0.49%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Sporti

Dinamo shtang Vllazninë, vendosin Malomo e James

Dinamo ka arritur një fitore 2-0 përballë Vllaznisë në ndeshjen e parë të “Final Four”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Blutë, që vinin nga suksesi në Kupën e Shqipërisë të mërkurën, patën shumë ndryshime në formacion për shkak të dëmtimeve, megjithatë nuk i lejuan pothuajse asgjë Vllaznisë, së cilës i duhej fitorja për të mos lejuar kalimin nga Elbasani, apo arritjen nga Egnatia.

Shkodranët e nisën në sulm dhe rrezikuan që në minutën e dytë, duke krijuar përshtypjen se do të vijonte një ndeshje plot emocione, por nuk ndodhi kështu. Vllaznia zhvilloi lojë përgjithësisht të ngadaltë në pjesën e parë dhe ngulmoi deri në kokëfortësi me krosimet e larta në zonë, pa rrezikur asnjëherë.

Dinamo, që shanset për titull i kishte të pakta, preferoi daljet me kundërsulme, por gjithashtu pa raste. Pjesa e dytë ishte një vazhdim i së parës, si për sa u përket përpjekjeve të Vllaznisë, ashtu edhe mungesës së rasteve.

Dinamo humbet edhe Ditën megjithatë përpiqet të kompensojë gjithçka duke luftuar me shpirt, edhe pse në këmbë peshonte edhe lodhja e së mërkurës.

Në minutën e 69-të vjen episodi që ndoshta vendos lojën, kur Bajrami bën një ndërhyrje të marrë ndaj Berishës dhe merr kartonin e dytë të verdhë, pas atij në minutën e 43-të. E mbetur me dhjetë lojtarë, Vllaznia nuk imponohet më dhe lejon shumë hapësira, shfrytëzuar nga Dinamo në minutn e 77-të, kur Malomo shënon golin e parë.

Përpjekjet e Vllaznisë janë nervoze dhe dy herë është Dodaj, në minutat 86 e 87, që gjuan në pozicion të mirë, por dobët e drejt e në duart e portierit. Berisha ka mundësi për të shënaur në të 94-të, por Pohls mban shkodranët në lojë.

Portieri kuqeblu braktis portën në mbështetje të sulmit në minutën e 96-të, çka sjell edhe golin e dytë të Dinamos në kundërsulm, me James. Një fitore që e bën luftën për titull edhe më tepër interesante, pasi nëse Egnatia fiton të dielën me Elbasanin, këto të dyja barazohet me Vllazninë, me nga 31 pikë, me Dinamon 27, relativisht larg me vetëm dy ndeshje të mbetura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.