Kronika

Dioksidi i karbonit asfikson 60 nxënës në Shupenzë

Nxënësit e shkollës së mesme të Shupenzës ishin në orën e mësimit kur vënia në punë e kaldajës së re dhe bllokimi i oxhakut i mbushi klasat me dioksid karboni.

Mbi 60 nxënës të moshës 16-18 vjeç shfaqen simptoma asfiksie prej tymit, si dhimbje koke, marrje mendsh të vjella.

Si pasoje e intoksikimit 36 prej tyre janë transportuar në spitalet e Bulqizës dhe Peshkopisë. Tre janë në gjendje të rëndë dhe dy orë pas incidentit në shkollë u nisën drejt Tiranës.

Në transport kanë ndihmuar helikopterët e Ministrisë së Shëndetësi dhe një Task Forcë e posaçme e ngritur pas ngjarjes nga kjo ministri. Policia vazhdon hetimet për të gjetur shkaktaret e incidentit, prej të cilit shfaqen shenja asfiksie mbi 60 gjimnaziste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button