☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.49 ▼4.45%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,750 ▼ -0.18% ETH $2,285 ▲ +1.01% XRP $1.2497 ▼ -0.06% SOL $94.0300 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bundesliga

Diomande arrin marrëveshjen për kushtet personale me PSG-në, reagon ashpër Leipzig: Nuk ikën këtë vit

Fabrizio Romano dhe shumë burime të tjera mediatike kanë bërë me dije se Yan Diomande ka arritur marrëveshjen për kushtet personale për një transferim të mundshëm te PSG. Madje, sipas këtyre burimeve thuhet që anësori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë për pesë vite me kampionin në fuqi të Europës.

Ndërkohë, drejtuesit e Leipzig vazhdojnë të këmbëngulin se Diomande nuk do të largohet prej tyre, të paktën këtë vit.

“Qëllimi ynë është i qartë: Yan Diomande do të luajë për RB Leipzig vitin e ardhshëm. Dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kjo! Ne e dimë vlerën e tij. Sigurisht, nëse Yan vazhdon në këtë trajektore, do të vijë koha që ai të bëjë hapin tjetër, por jo këtë vit.

Në parim, ne kemi një kontratë katërvjeçare. Prandaj, këto zhvillime janë kryesisht për shkak të perfomancave të tij. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Dhe nëse nuk mund të gjejmë një zgjidhje, le të jetë kështu, por ai ka ende katër vjet të mbetura në kontratën e tij.

Pra, e përsëris: Yan Diomandé do të mbetet një lojtar i Leipzig”, tha Marcel Schäffer, drejtori sportiv i Leipzig, në një intervistë për BILD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.