Ambasadorja e Holandës takon kreun e SPAK-ut dhe Prokurorin e Përgjithshëm, në fokus bashkëpunimi në drejtësi
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe kreun e SPAK-ut, Klodian Braho.
Në fokus të takimeve ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, forcimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Gjatë bisedimeve, ambasadorja ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në mbrojtjen e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin në vazhdim dhe prioritetet e përbashkëta për forcimin e shtetit ligjor dhe garantimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Holanda vlerëson rolin e rëndësishëm të institucioneve shqiptare të prokurorisë në mbrojtjen e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi të ngushtë dhe konstruktiv me partnerët tanë shqiptarë, në mbështetje të këtyre objektivave të përbashkëta”, thuhet në reagimin e ambasadës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.