☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.50 ▼6.36%
ARI 3,948 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,986 ▲ +0.04% ETH $2,290 ▲ +1.01% XRP $1.2588 ▲ +0.55% SOL $94.5100 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.50 ▼6.36 % ARI 3,948 ▲1.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.50 ▼6.36 % ARI 3,948 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Sporti

Women’s Nations League/ Vajzat kuqezi mësojnë nesër kundërshtaret, pjesë e Ligës B

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të mësojë nesër ekipet kundërshtare, me të cilat do të përballet në edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League 2027. Shorti do të hidhet të martën, më 3 nëntor, në orën 13:00, në UEFA, duke përcaktuar grupet për secilën prej tri ligave të kompeticionit.

Shqipëria është pozicionuar në Ligën B, ku bëjnë pjesë 16 skuadra të ndara në 4 vazo. Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e tretë, së bashku me Irlandën e Veriut, Hungarinë dhe Greqinë.

Në Ligën B marrin pjesë gjithashtu Sllovenia, Polonia, Serbia dhe Ukraina në vazon e parë, Finlanda, Belgjika, Turqia dhe Çekia në vazon e dytë, ndërsa Rumania, Bjellorusia, Kosova dhe Lituania janë pjesë e vazos së katërt.

Sipas formatit të përcaktuar nga UEFA, 54 kombëtaret pjesëmarrëse janë ndarë në tri liga, në bazë të renditjes përfundimtare të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 për vajza. Liga A dhe Liga B përbëhen nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa Liga C ka gjashtë grupe, katër me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Shorti do të nisë me Ligën C, do të vijojë me Ligën B dhe do të përfundojë me Ligën A. Për Kombëtaren shqiptare të vajzave, shorti i nesërm do të përcaktojë kundërshtaret dhe rrugëtimin në edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.