Ekonomia

Diplomacia ekonomike – Prioritet i punës së ambasadës shqiptare në Kroaci për vitin 2015

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, takimin e parë për vitin 2015 e zhvilloi me Presidentin e Dhomës së Ekonomisë së Kroacisë, Luka Burilović.

10460461_336172013241090_200262184003244815_nNismëtar të këtij takimi ishin z. Stjepan Šafran, President i kompanisë Metal Product, e cila është një kompani që kërkon të jetë e pranishme në tregun shqiptar, si edhe përfaqësues të Cro-Team, që është një grup kompanish që investojnë dhe tregtojnë në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, takimine parë për vitin 2015 e zhvilloi me Presidentin e Dhomës së Ekonomisë së Kroacisë, z. Luka Burilović
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, takimine parë për vitin 2015 e zhvilloi me Presidentin e Dhomës së Ekonomisë së Kroacisë, z. Luka Burilović

Gjatë takimit, Ambasadori Melo vuri në dukje rëndësinë që ka për Shqipërinë prania e sa më tepër kompanive kroate në Shqipëri, të cilat mund të jenë partnerë të rëndësishëm të kompanive shqiptare. Duhet të punojmë që marrëdhëniet shumë të mira politike t’i kthejmë edhe në marrëdhënie shumë të mira ekonomike.

Në bisedë u ra dakord për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Kroacisë, e cila do të përbëjë edhe bazën fillestare nga ku mund të nisen bizneset e të dyja vendeve për të bashkëpunuar. Kjo do të sjellë më pas edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare të dyanshme.

Në muajin mars parashikohet të mbahet në Tiranë Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Kroaci, gjatë së cilit do të diskutohet mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm të bizneseve, kryesisht në fushat e infrastrukturës, turizmit, bujqësisë dhe energjisë. Me këtë rast, një grup biznesesh kroatë mund të vizitojë Shqipërinë, për të krijuar lidhje me partnerë shqiptarë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, takimine parë për vitin 2015 e zhvilloi me Presidentin e Dhomës së Ekonomisë së Kroacisë, z. Luka Burilović

Ambasadori Melo theksoi se përpjekjet maksimale do të kryhen edhe për vendosjen e një linje trageti të përbashkët, ndërmjet qyteteve Durrës dhe Šibenik, e cila do t’i jepte një shtysë të mëtejshme shkëmbimeve tregtare dypalëshe.

Presidenti Burilović nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve të përqendruara dhe të planifikuara mirë, për të mundësuar rritjen e interesit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, pasi treguesit aktualë nuk janë në nivelin e kërkuar.

U ra dakord që Memorandumi i Mirëkuptimit të nënshkruhet brenda 3-mujorit të parë të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button