☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.06 ▲0.16%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,964 ▲ +1.08% ETH $2,353 ▲ +1.35% XRP $1.3335 ▲ +2.56% SOL $101.4600 ▲ +0.66%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▲0.16 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.06 ▲0.16 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Diplomatët amerikanë vizitojnë DPA-në, njihen me trashëgiminë arkivore dhe proceset e restaurimit

Bashkëpunimi kulturor dhe shkëmbimi i përvojës profesionale ishin në qendër të një vizite të përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Auron Rrokaj mirëpriti në një vizitë miqësore Zëvendës Shefen e Misionit në Detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Kathryn Hammond.

Sipas DPA-së, në fokus të këtij takimi ishin përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe për shkëmbimin e përvojës profesionale. Në turin tanimë tradicional në mjediset e punës së DPA-së, znj. Hammond dhe përfaqësues të tjerë të ambasadës amerikane, u ndalën në Sallën e Studimit, ku u prezantuan me mënyrat e hulumtimit në dokumentacionin arkivor, i cili falë një platforme onlajn, është i aksesueshëm në shtëpinë e çdo shqiptari. Sipas DPA-së, më tej vizitorët iu drejtuan Sektorit të Restaurimit, ku zbuluan teknikat e përkujdesjes dhe të rijetëzimit të dokumenteve të dëmtuara. “Pjesë e vizitës ishte edhe Vendruajtja e Dokumenteve, ku mundën të shihnin nga afër disa prej njësive arkivore të Fondit “Koleksion i Kodikëve”, pjesë e pasurisë së pamatë që strehon Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH). Hammond është e katërta në radhën e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Shqipëri që viziton mjediset e DPA-së.

Më herët, DPA-ja ka mirëpritur ambasadorët Alexander Arvizu, John L. Withers dhe Yuri Kim. Kjo vizitë përkon me 77-vjetorin e themelimit të DPA-së”, thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Me çeljen e Kinemasë Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh, DPA-ja i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Së bashku me hapësirën e studimit në natyrë, me sallën shumëfunksionale të përuruar së fundmi, si edhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.