🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.36 ▼0.04%
ARI 4,578 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $69,473 ▲ +7.48% ETH $2,267 ▲ +18.42% XRP $1.1174 ▲ +11.55% SOL $85.9700 ▲ +11.48%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
20 Aug 2026
Breaking
Arte

Dita e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili në Korçë

Korça mirëpriti të dielën aktivitetet e ditës së dytë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, i cili po sjell në qytet artistë, kineastë dhe krijues nga vende të ndryshme të botës.

Programi i paradites dhe pasdites u zhvillua në GAD Gallery, ku publiku pati mundësinë të ndjekë filma të shkurtër, dokumentarë, vepra video arti dhe projekte të realitetit virtual nga autorë që përfaqësojnë vende të ndryshme, mes tyre Koreja e Jugut, Holanda, Kanadaja, Kina, Australia, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Sllovenia, Monako dhe Mali i Zi.

Gjatë ditës u zhvilluan gjithashtu prezantimi “Minus Art and Artists” nga Matilda Odobashi dhe biseda me artisten Ledia Kostandini për projektin “Nën qyteti”.

Një pjesë e rëndësishme e programit ishte vazhdimi i diskutimeve me artistët pas shfaqjeve të filmave Easter nga Ksenia Yurkova dhe Kingdom of Animals nga Thadeusz Tischbein, të prezantuara një ditë më parë.

Easter, Ksenia Yurkova trajton Rusinë bashkëkohore përmes një këndvështrimi personal dhe familjar, duke kombinuar materiale arkivore me pamje të realizuara së fundmi. Filmi prek tema si kujtesa, propaganda, identiteti dhe ndikimi i luftës dhe ideologjisë te individët dhe familjet.

Ndërsa në Kingdom of Animals, Thadeusz Tischbein eksploron peizazhe dhe simbole të Gjermanisë, duke ndërthurur historinë, mitet, legjendat dhe botën e kafshëve në një reflektim mbi identitetin kombëtar.

Organizatorët theksuan se festivali synon jo vetëm shfaqjen e filmave, por edhe krijimin e mundësive për takime mes artistëve dhe publikut, shkëmbim idesh dhe diskutime mbi forma të ndryshme të shprehjes artistike përmes imazhit në lëvizje.

Programi vijoi pasdite në Muzeun Gjon Mili me shfaqjen e disa veprave ndërkombëtare, ndërsa në mbrëmje në Teatrin “Andon Zako Çajupi” u zhvillua një shfaqje speciale me filma nga Italia, Shqipëria dhe Franca. Më pas u mbajt një performancë e kitaristit klasik Nicola Montella dhe një koktej për pjesëmarrësit.

Aktivitetet e ditës së dytë u mbyllën me “Post Festival Party”, të organizuar në kafe Komiteti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.