Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Edhe ditën e sotme ka vijuar bojkoti mësimor në të gjitha fakultetet e Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Kjo është dita e tretë që studentët kanë boshatisur auditorët në formë proteste.
Gjatë ditës së sotme, një grup studentësh, me pankarta në duar, kanë zhvilluar një protestë paqësore në oborrin e Universitetit “Fan Noli”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, më pas, Këshilli Studentor është mbledhur për të diskutuar dhe vendosur se si do të vijojë situata javën e ardhshme, pra nëse do të vazhdojnë bojkoti mësimor dhe protestat apo studentët do të rikthehen në auditorë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.