☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,447 ▲0.16%
NASDAQ 26,535 ▲1.4%
NAFTA 99.86 ▼1.87%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▲ +0.78% ETH $2,346 ▲ +1.17% XRP $1.3238 ▲ +2.15% SOL $101.1500 ▲ +0.58%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Divjakë-Tre Urat, në fshatin Gërmenj, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Toyota dhe një Audi, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe transportoi dy prej të dëmtuarve drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për ekzaminime mjekësore. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun, i cili është rënduar ndjeshëm pasi kjo rrugë rurale përdoret nga shumë pushues që udhëtojnë drejt plazhit të Divjakës dhe destinacioneve të tjera bregdetare.

Sipas informacionit paraprak, përplasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara të drejtuesve të mjeteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.