Kronika
Dixhitalizimi i medias/ Zgjidhen 4 anëtarët e rinj të AMA-s
Parlamenti ka miratuar në orët e vona, me shumicë votash katër anëtarë të AMA-s, Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.
Tri anëtarët Musta, Neza dhe Bregu janë në mandatin e tyre të dytë në Autoritetin e Mediave audiovizive dhe me zgjedhjen e anëtarit të ri Gjekamarkaj plotësohet formula prej shtatë anëtarësh të AMA, e cila ka sfidë kyçe dixhitalizimin e medias elektronike.
Anëtarët e AMA- u përzgjodhën nga Komisioni parlamentar i Medias, pas një gare të forte kandidaturash që vinin nga profesione të ndryshme. Ata janë emra të njohur në botën mediatike dhe të auditorit universitar.