Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër
Kreu i PAA-së Agron Duka deklaroi se opozita mund të vijë në pushtet nëse Sali Berisha nuk do të jetë kandidat për kryeministër. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Duka tha se projektimi i një figure të re për të drejtuar qeverinë, mund të krijojë një sinergji dhe frymë të re në kampin opozitar.
“Nuk besoj që s’ka interes për të ardhur në pushtet opozita. Nuk është se ka fituar besimin e njerëzve, të popullit në përgjithësi, që mund të sjellë rotacionin. Duhet ndryshuar diçka. Nëse projektohet një figurë tjetër për kryeministër, ndryshojnë edhe disa gjëra. Sepse kryesorja është PD-ja, ne që jemi parti aleate, aq e kemi. Unë 30 mijë vota i marr si do që të shkojë muhabeti. Nëse opozita krijon sinergji dhe frymë të re, këta ikin para se të mbarojë mandati. Po qe kështu është çimentuar, është bërë kjo lufta Rama-Berisha, që anatemohen nga protestuesit, do vazhdojë kjo histori”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.