Kronika

Djali vrasës flet i penduar në gjyq, porosia që dha për nënën

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masen e sigurisë, “arrest me burg” ndaj 21-vjeçarit Mirald Metallari, i cili vrau me armë zjarri babain e tij dhe plagosi të ëmën. Ai u arrestua pas krimit ne banese, ne Bathore me 24 korrik 2017.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Nga kafazi i hekurt Metallari eshte shfaqur i penduar, teksa ka treguar se i mori jeten babait. “I mora jeten babait, shkaterrova familjen, i mora shtyllen familjes”- ka thene ai.

Ai ka pranuar se ka bere gabim, pasi me ate qe beri shkaterroi gjithe familjen. Ai ka thene se babai ishte i mrekullueshem dhe e di qe do ta fale atje ku ndodhet.

“E di qe nena nuk do te me fale, por i kerkoj te behet e forte dhe te kujdeset per motrat. Jam penduar per krimin qe bera, por tani nuk e kthej dot me pas”- ka thene ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button