🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,140 ▼ -0.07% ETH $2,184 ▲ +0.26% XRP $1.4106 ▼ -0.33% SOL $86.2800 ▼ -0.54%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Djalit 9-vjeçar të Rezart Taçit i sekuestrohen 600 mijë euro

Prokuroria sekuestroi 600 mijë euro cash, në llogarinë bankare të djalit 9 vjeçar të Rezart Taçit, ky i fundit i arrestuar në Zvicër për mashtrim dhe falsifikim.

ABC News ka mësuar se sekuestrimi i kësaj shume parash, ka ardhur pas regjistrimit të procedimit penal ndaj kompanisë “Everes Oil” të Gjergj Bojaxhiut, pasi dyshohet se kjo kompani bashkëpunonte ngushtësisht me kompaninë “ARMO” ish-pronë e Rezart Taçit.

Burimet thanë, se në emër të djalit, ish-manjati i naftës në vitin 2013 ka depozituar një shumë prej 1 mln eurove dhe që nga ajo kohë, kjo llogari nuk është prekur. Por, vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit për kallëzimin ndaj Gjergj Bojaxhiut dhe kompanive të tij në Shqipëri, bashkëshortja e Rezart Taçit ka filluar boshatisjen e kësaj llogarie.

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, duke parë ndërhyrjen e familjarëve të Taçit në këtë llogari bankare, ka njoftuar Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se brenda disa ditëve, llogaria bankare nga 1 mln euro ka përfunduar në 600 mijë euro, ka vendosur sekuestrimin e saj.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin preventivë të kësaj llogarie, duke urdhëruar bankat e nivelit të dytë të mos lejojnë transferimin apo tërheqje cash nga kjo llogari. Ndërkohë, për kompaninë e Gjergj Bojaxhiut, për të cilën kanë nisur hetimet nga prokuroria ende nuk ka ndonjë vendim sekuestrimi apo bllokimi të llogarive bankare, edhe pse dyshohet se për akuzën e “mashtrimeve me kredi”, “fshehjes së të ardhurave” dhe akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

Në kallëzimin që policia ka dorëzuar në prokurori, krahas kompanisë së Bojaxhiut janë denoncuar edhe disa kompania të mëdha të hidrokarbureve, mes tyre edhe ARMO ish-kompania në administrim nga Rezart Taçi.

Në këtë kallëzim, një pjesë të konsiderueshme të materialeve relatuese në prokurori zë vend edhe kompania Everest Oil e Gjergj Bojaxhiut. Pasi dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër, kompania në fjalë ka kryer transaksione të mëdha bankare, duke përfituar shuma të mëdha në euro, në formën edhe të kreditimit që shkon në shifrën e rreth 172 mln dollar amerikanë.

Krahas hetimit ndaj Bojaxhiut, prokuroria po verifikon edhe të afërmit e tij, vjehrrin dhe bashkëshorten si dhe ortakët të kompanisë “Everest Oil”. Shoqëria Everst Oil ku administrator ëshët Bojaxhiu ëshët themeluar nga shoqëria “Superba SRL’ me seli në Napoli të Italisë. Nga ana tjetër vet kompanisë “Superba SRL” është krijuar në korrik të 2012 dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, korrik-nëntor 2012 kompania Everst Oil ka qërkulluar rreth 30 mln dollar, por që shumica e parave kanë ardhur apo janë transferuar nga banka të ndryshme të vendeve të njohur si parasja fiskale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.