Maqedonia

Dnevnik: Antarët shqiptar në KSHZ protestojnë?!

Në përbërjen e re të Komisionit shtetërorë zgjedhorë të gjithë 6 anëtarët e pozitës dhe opozitës do të jenë njerëz të rinjë, në fakt asnjë nga këto momental nuk do të jenë në përbërjen e re, tregojnë burime nga opozita që punojnë në grupet e punës për formimin e komisionit.

Ky informacion rezulton me shumicën e 9 anëtarëve që duhet të ulen në pozicione për t’i zëvndësuar nëntë tjerë me të rinjë, tre nga qeveria, tre nga opozita dhe tre nga grupi i ekspertëve.

Sipas disa burimeve për shkak të revoltës, këto anëtarë kanë dashur të largohen menjëherë por janë penguar nga kryesia. Revolti më i madh ka qenë nga ana e opozitës.

Burime të ‘’Dnevnik’’ nga kryesia e KSHZ nuk e demantojnë lajmin se ka pakënaqësi në rradhët e anëtarëve duke thënë se është punë personale e secilit dhe e drejtë e tyre të revoltohen nëse nuk do jenë pjesë e ekipit të ri, transmeton zhurnal.

‘’Shumica e anëtarëve mendojnse kjo nuk është në rregull të mos ketë të paktën tre anëtarë nga përbërja aktuale, kjo do të ngadalësojë punën e komisionit pasiqë ekipit të ri do t’i duhet të paktën një muaj të kycen në punën dhe teknologjinë e komisionit. Dhe e dimë se në një periudhë të shkurtë janë zgjedhjet dhe për t’i ikur rezikut eventual për shkak të mos dijes së përdorimit të paktën një e treta duhet të qëndrojë’’, bëjnë të ditur nga Komisioni.

Për anëtarët e ri deri më tani ka heshtje se kush do të jetë pjesë e përbërjes së re. Në KSHZ tregojnë se nuk kanë dëgjuar ndonjë propozim eventual por që flitet se një nga ekspertët do të jetë kryetar i KSHZ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button