🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.85 ▲2.59%
ARI 3,707 ▲3.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,716 ▲ +1.25% ETH $1,731 ▲ +1.52% XRP $0.9803 ▲ +2.8% SOL $73.6500 ▲ +3.41%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.85 ▲2.59 % ARI 3,707 ▲3.99 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.85 ▲2.59 % ARI 3,707 ▲3.99 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kronika

Do e shiste pranë shkollave në kryeqytet, 34-vjeçari kapet me 900 gramë kokainë! Policia i vë prangat, i sekuestrohen edhe…

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap me mbi 900 gramë kokainë, të cilën dyshohet se synonte ta shiste në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, ndërsa lënda narkotike u gjet pjesërisht në automjetin me të cilin lëvizte 34-vjeçari dhe pjesërisht në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular.

Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në vijim të zbatimit të planeve të posaçme të masave për sigurinë në shkolla, si dhe në vijim të goditjeve ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve që tentojnë të depërtojnë te nxënësit dhe të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë shtetasi D. V., 34 vjeç.

Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.

Lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.