Politika
Doda mbështet Hafizin: Do jesh e çliruar nga mëkati i heshtjes
Ish-deputetja demokrate Mesila Doda, ka mbështetur kolegen e saj socialiste Mimoza Hafizi, e cila ka vendosur të dalë publikisht në mbështetje të Ben Blushit.
Doda i shkruan Hafizit se e pret një rrugë e vështirë.
Por, sipas Dodës, ajo do të jetë e çliruar nga mëkati i heshtjes.
Doda thotë se flet nga përvoja personale, duke qenë se ajo u përjashtua nga Partia Demokratike pikërisht përse nuk mendonte si kryetari.
“Rrugë e vështirë zysh Moza… do kesh shumë vështirësi, por tek e fundit do jesh e çliruar prej mëkatit të heshtjes. Ta them për eksperiencë”, i shkruan Doda koleges socialiste.