Doda: Parlamentarë, votoni amendamentin për dekomunistizimin
Deputetja Mesila Doda e konsideron hipokrizi politike paraqitjen e ligjit te dekriminalizimit bashkë me dy nene per dekomunistrizimin, propozuar nga dy studente te dhjetorit.
Deputetja Doda nëpërmjet statusit të saj Facebook në mesditen e se enjtes, shprehet: “Çfarë hipokrizie nga politika shqiptare. Bashkë me ligjin për dekriminalizimin kanë përpara ne tavolinat e tyre sot nenin për dekomunistizimin te propozuar nga dy studente dhjetori”.
“Do mjaftonte vota pro për këtë amendament që xhelatet të dilnin nga zyrat e shtetit… Mjaft me retorika boshe, shqiptarët kanë nevoje për veprime konkrete… Mos bëni sikur kërkoni falje e as sikur nervozoheni, votoni amendamentin për dekomunistizimin. Tregohuni të sinqertë e me se paku, flisni për këtë kërkesë ligjore. Mos bëni asnjë palë sikur nuk ekziston”, shkruan Doda.