Dogana udhëzon, ja masa e akcizës për 29 produkte
Në një udhëzim të posaçëm për bizneset Drejtoria e Përgjithshme Doganave ka zbardhur akcizën për të gjitha nënproduktet e alkoolit dhe karburanteve që tregtohen në vendin tonë. Janë gjithsej 29 të tilla sipas listës së mëposhtme:
Shembull
Nëse pija alkoolike është me përqindje alkolike 38%, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si më poshtë:
a) Në rastin e prodhuesit nën 20000 HL në vit = 65000/100*38/100= 247 lekë / litër;
b) Në rastin e prodhuesit mbi 20000 HL në vit = 84500/100*38/100 = 321 lekë / litër.
Si përllogaritet detyrimi i akcizës në rastin e produktit verë?
Shembull
Nëse një verë është me përqindje alkolike 12,5% ose me pak, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
a) Në rastin e prodhuesit nën 10000 HL në vit = 3000/100*1 = 30 lekë / litër;
b) Në rastin e prodhuesit mbi 10000 HL në vit = 10000/100*1 = 100 lekë / litër.
Nëse një verë është me përqindje alkolike mbi 12,5 përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë:
c) Në rastin e prodhuesit nën 10000 HL në vit = 4000/100*1 = 40 lekë / litër;
d) Në rastin e prodhuesit mbi 10000 HL në vit = 12000/100*1 = 120 lekë / litër.
Si përllogaritet detyrimi i akcizës në rastin e produktit birre?
Shembull
Nëse birra është me përqindje alkolike 4.2, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si me poshtë:
1.Në rastin e prodhuesit nën 200000 HL në vit = 360/1004.2 = 15,12 lekë / litër;
2.Në rastin e prodhuesit mbi 200000 HL në vit = 710/1004.2 = 29,82 lekë / litër.
Si përllogaritet detyrimi i akcizës në rastin e produktit raki?
Shembull
Akciza e rakisë – 80 lekë për litër
Nëse rakia është me përqindje alkolike 40%, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë si mëposhtë: 20000/100*40/100= 80 lekë / litër.
Akciza e verërave spumante, shampanjë etj. 52 lekë / litër.
Akciza e pijeve të ndërmjetme me 15%-22% alkol 52 lekë / litër.
Akciza e benzinës 37 lekë / litër.
Akzia e benzinës dhe benzoleve me plumb me tepër se 0.013 kg / litër 50 lekë/ litër.
Akciza e vajgureve dhe karburanteve tip vajguri 20 lekë / litër.
Akciza e vajrave të rënda (gazoile) 37 lekë / litër.
Akciza për vajrat e rënda si lëndë djegëse 37 lekë / kg.
Akciza në rastin e biodiselit me vajra nafte 37 lekë / kg.
Akciza në rastin e vajrave lubrifikant dhe vajra të tjerë 40 lekë / kg.
Akcizës në rastin e mbetjeve të vajrave 5 lekë / kg.
Detyrimi i akcizës në rastin e grasos 40 lekë / kg.
Akciza në rastin e koksit të naftës 2 lekë / kg.
Detyrimi i akcizës në rastin e bitumit të naftës 5 lekë / kg.
Akciza në rastin e gazrave të naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike që përdoren si lëndë djegëse për motora autombjetesh 8 lekë / litër.
Akciza në rastin e cigareve që përmbajnë duhan 5500 lekë / 1000 copë cigare
Akciza në rastin e purove/cigarillos që përmbajnë duhan 2500 lekë / kg.
Akciza në rastin e duhanit të grirë 2500 lekë / kg.
Akciza në rastin e kafes së papjekur 0 lekë / kg.
Akciza në rastin e kafes së pjekur 60 lekë / kg.
Akciza në rastin e pijeve energjike 30 lekë / litër.