Doganat, rekord historik për 9-mujorin, ndikim pozitiv nga rritja e sasive të zhdoganuara dhe çmimeve
Doganat kanë shënuar sërish rekord historik në mbledhjen e të ardhurave pasi në periudhën e 9-mujorit 2021 janë realizuar në masën 136.1 miliardë lekë, shifra më e lartë e realizuar në historinë e doganave, sipas një njoftimi zyrtar.
Krahasuar me planin prej 123.2 miliardë lekësh, të ardhurat e realizuara janë 12.9 miliardë lekë më shumë (pra rreth 130 Mln USD më shumë). Në krahasim me 9-mujorin 2020 janë realizuar rreth 26.7 miliardë lekë më shumë.
Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 83% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 17% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja për shkak të çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga efekti rënës në të ardhura nga kursi i këmbimit me rreth 3 Mld Lek. Pra është e qartë që rritja neto është ndikuar përgjithësisht nga rritja e sasive të zhdoganuara kryesisht produkteve të akcizës që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore.
Duhet vlerësuar se 9-mujori janar-shtator 2021 ka realizimin më të lartë të çdo 9-mujori në historinë e doganave, duke thyer rekordin e 9-mujorit të vitit 2019:
Të ndara sipas taksave për periudhën 9-mujore rezulton se:
Taksa Doganore ka shënuar + 907 Mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
Akciza, në total +5.8 Mld lekë që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3 Mld, rritja e importit te cigareve me +2 Mld, Birrës me rreth 180 Mln lek, etj…
TVSH në total, krahasuar me 9-mujorin 2020 ka dhënë rreth 19.8 Mld lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
– +3 mld lekë rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
– +3 mld lekë rritja e Karburantit të importit
– +1.8 mld lekë rritje e importit të automjeteve të përdorura.
– +1.8 mld lekë rritje nga importi i metaleve bazë.
– +820 mln lekë rritje e importit të veshje, tekstile.
– +760 mln lekë konstruksionet metalike
– +730 mln lekë gaz i lëngshëm, etj….
Renta ka dhënë një efekt +390 Milionë lekë për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 17,000 tonë dhe gati dyfishimit të çmimit mesatar nëntë mujor. Rreth 40 Mln lekë plus janë siguruar nga mineralet e tjera.
Shtatori, 30 milionë dollarë më shumë nga doganat
Të ardhurat në shtator 2021 janë realizuar në masën 16.9 miliardë lekë nga 13.5 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 3.4 miliardë lekë (rreth 34 milionë dollarë amerikanë) më shumë ose rreth 25% më shumë se plani 2021.
Të ardhurat nga doganat për muajin shtator 2021 kanë shënuar rekord historik në realizmin më të lartë të çdo muaj të çdo viti në historinë e Doganave Shqiptare, megjithëse mbeten në fuqi disa kufizime për shkak të pandemisë.
Të ardhurat nga doganat për muajin shtator kundrejt planit për periudhën 2013- 2021 janë si vijon:
Të ndarë sipas taksave, krahasuar me shtator 2020, performanca e muajit shtator 2021 është si vijon:
Taksa Doganore: është realizuar me rreth 139 Mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë.
Akciza Neto: në total +700 milionë lekë më shumë. Kjo shifër ka ardhur e ndikuar nga rritja e konsumit të Cigares me rreth 25 tonë më shumë ose rreth 230 mln lekë dhe Karburantit me rreth 6,500 tonë më shumë ose rreth 200 Mln lekë.
TVSH: Në total me plus 2.6 miliardë lek ku kanë ndikuar: rritja e energjisë elektrike me rreth 800 Mln, sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +300 Mln lekë, karburanti me +380 Mln lekë, Gaz i lëngshëm me 200 mln lekë, Gruri me +160 Mln lekë, Hekuri me +110 Mln lekë, etj..
Renta me minus 19 milionë lekë pasi megjithëse ka rritje të eksportit të naftës bruto me rreth +35 Mln ka pasur efekt negativ nga eksporti i mineraleve te tjera.