🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲0%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,359 ▲ +0.12% ETH $2,190 ▲ +0.31% XRP $1.4213 ▲ +0.41% SOL $86.8400 ▲ +0.27%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
18 May 2026
Breaking
Politika

“Dokument partneriteti strategjik mes dy vendeve” – Zbardhet takimi Rama-Mitsotakis

Mediat greke kanë zbardhur diskutimet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsoakis gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në

Mediat greke kanë zbardhur diskutimet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsoakis gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në Athinë.

Në fjalën e tij, Mitsotakis ritheksoi mbështetjen e Athinës zyrtar për rrugëtimin e Shqipërisë në BE ndërsa e vlerësoi takimin si mundësi për të për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura mes dy shteteve.

“Është gjithmonë kënaqësi t’ju mirëpres në Athinë, i dashur Edi, me rastin e pjesëmarrjes suaj në Forumin Ekonomik Delphi. Është gjithmonë mirë të na jepet mundësia të vlerësojmë progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në rrugën e vështirë që keni ndjekur drejt Bashkimit Evropian.

Megjithatë, besoj se ende kemi një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të vendosur miqësi të vërtetë midis dy popujve tanë.

Prandaj, është një mundësi e shkëlqyer për t’ju mirëpritur përsëri në Athinë, dhe e di që ju vërtet e shijoni ardhjen këtu”, u shpreh Mitsotakis.

Rama nga ana e tij vlerësoi mbështetjen e Greqisë ndërsa vlerësoi si të rëndësishme që çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve të finalizohen në një dokument partneritetit strategjik.

“Faleminderit shumë. Dhe, për t’ju thënë të vërtetën, ndihem i lehtësuar që ajo që duhej të lihej në të kaluarën, ka mbetur në të kaluarën, sepse kjo më jep mundësinë të vij më shpesh në vendin tuaj të bukur, të cilin e dua.

Ndërkohë, dua t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen. E vlerësojmë shumë. Dhe, po, jemi shumë të etur të vazhdojmë dhe të përfundojmë atë për të cilën kemi rënë dakord së bashku, një dokument të guximshëm partneriteti strategjik ku të gjitha çështjet adresohen dhe nuk ka më çështje të pazgjidhura midis nesh, ndërsa duam të bashkohemi me Bashkimin Evropian dhe ta bëjmë këtë rajon shumë më të rëndësishëm edhe në këtë nivel.

Përsëri, shumë faleminderit, Kryeministër. Është një nder të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Prandaj shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im”, tha Rama gjatë takimit.

“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni, dhe kjo na pëlqen”, ishte përgjigjja e Mitsotakis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.