☁️
Tiranë 33°C · Vranët 27 August 2026
S&P 500 7,676 ▼0.02%
DOW 53,464 ▼0.21%
NASDAQ 26,130 ▼0.08%
NAFTA 82.33 ▲0.12%
ARI 4,634 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $79,404 ▲ +0.97% ETH $2,499 ▲ +1.54% XRP $1.4192 ▼ -0.05% SOL $103.5000 ▲ +6.94%
S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.33 ▲0.12 % ARI 4,634 ▼0.41 % S&P 500 7,676 ▼0.02 % DOW 53,464 ▼0.21 % NASDAQ 26,130 ▼0.08 % NAFTA 82.33 ▲0.12 % ARI 4,634 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Arte

Dokumentet pronësore, Rrokaj: Digjitalizim i plotë në 2028-ën

Procesi i digjitalizimit është “kali i betejës” i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), e cila ka sjellë Sallën e Studimit në shtëpinë e çdo shqiptari. Nga e njëjta lehtësi përfiton edhe çdo qytetar që u drejtohet arkivave për dokumente pronësore dhe biografike në adresën elektronike kërkesa.arkiva.gov.al

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj u shpreh në një intervistë televizive se digjitalizimi vijon të jetë një nga përparësitë e institucionit, në angazhimin e tij për të siguruar ruajtjen afatgjatë të pasurisë dokumentare.

“Dokumentet e ndiejnë mungesën e kushteve të ruajtjes dhe e vështirësojnë goxha digjitalizimin. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka krijuar një qendër digjitalizimi. Ne do të arrijmë të jemi funksionalë në pak ditë me 100 punonjës të rinj”, tha Rrokaj.

Me mbi 20 milionë dokumente të skanuara që prej vitit 2019, arkivat shqiptare kryesojnë si më të digjitalizuarat në rajon.

Më tej, Kreu i DPA-së theksoi se falë platformës online, është rritur ndjeshëm numri i studiuesve të regjistruar, të cilët hulumtojnë nga kompjuteri i tyre personal, si të ishin të pranishëm në Sallën e Studimit në Tiranë.

Në vazhdën e botimeve periodike prej 5 vitesh radhazi, DPA-ja po përzgjedh botimet studimore të radhës, që do të prezantohen në muajin nëntor.

Botimet vijnë në përgjigje të thirrjes periodike adresuar çdo të interesuari të bashkësisë shkencore, për publikime mbi periudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.