Politika

Donald Lu: Dënime më të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu kërkoi më shumë bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë për identifikimin e viktimave të trafikut.

Gjithashtu Lu theksoi se trafikantët duhet të ndëshkohen me dënime më të gjata.

“Kemi shumë punë për të bërë. Policia dhe prokurorët duhet të punojnë më ngushtë së bashku për të identifikuar viktimat e trafikimit.

Trafikantët duhet të jenë përgjegjës me dënime më të gjata në burg dhe viktimat të kenë të drejta të plota dhe mbrojtje.

Qeveria vendore mund të bëjë më shumë duke mbështetur integrimin e viktimave të trafikimit dhe t’u ofrojë ndihmë”, tha ambasadori amerikan në një aktivitet që u ndërmor kundër trafikut të qenieve njerëzore në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button