Donika Gërvalla: Azem Vllasi ishte dora e djathtë e Milloshevicit
Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika, e ka quajtur Azem Vllasin si dorë e djathtë e Sllobodan Milloshevicit.
“O Azem, o tradhëtar, t’ mbrojmë veç se je shqiptar”, ka cituar Donika, thirrjet e qytetarëve të Kosovës në kohën kur ishte burgosur komunisti Vllasi.
Azem Vllasi – atëherë dhe sot.
Liria jonë dhe armiqtë e saj.
Komunisti jugosllav Azem Vllasi – jo më falni: ish-kryetari i komunistëve jugosllav të Kosovës është shembulli që marr shpesh, kur fëmijëve të mi përpiqem t’iu shpjegoj se pse duhet të vdiste gjyshi i tyre. Azem Vllasi është personifikimi i „shqiptarit të ndershëm“, i cili me shumë privilegje personale, të paarritshme për qytetarët e thjeshtë të Kosovës u bë sekretar i rinisë socialste të Titos (diktator i pamëshirshëm, me një bilanc prej jo më pak se 500.000 viktimash të vrara) dhe dora e djathtë në Kosovë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic. Njëkohësisht është Azem Vllasi shembulli më i qartë se Sllobodan Millosheviçi e pa të humbur Kosovën që në fund të viteve të 80-ta, kur filloi të mos iu besonte më madje as shërbëtorëve të tij më të bindur në Kosovë si Azem Vllasi. Sa herë që e dëgjoj këtë emër më kujtohen pamjet në RTP-në e atëhershme, kur mijëra shqiptarë të dalë në Mitrovicë brohorisnin: „O Azem, o tradhëtar, t’ mbrojmë veç se je shqiptar“.
Ky komunist jugosllav sot hedh baltë mbi ata qindra dhe mijëra studentë dhe familjet e tyre, që në vitin 1981 dolën në rrugë për të kërkuar Republikën e Kosovës dhe të drejtat e tyre. Ata u përballën me dhunë të paparë dhe me tanke, të dërguara nga bashkëpartiakët e Azem Vllasit në Beograd. Ai përpiqet ta përçudnojë këtë fazë të rëndësishme drejt lirisë së Kosovës, sepse aq turpshëm lidhet me mëkatet e tij. Dhe etiketimet nuk iu kanë munguar kurrë komunistëve jugosllav, të cilët një popull të tërë e quajtën irredentist, separatist dhe ç’mos.
Ky regjim, shërbëtor i bindur i të cilit ishte Azemi, përshkoi Kosovën nga viti 1981 dhe deri në vitin 1999 me një gjurmë brutale të shtypjes, gjakut dhe respresionit shtetëror ndaj shqiptarëve.
Babai im, Jusuf Gërvalla, menjëherë pas fillimit të demostratave e mbështeti kërkesën për Kosovën Republikë dhe së bashku me mijëra të tjerë nuk reshti së punuari për çlirimin e Kosovës edhe nga komunizmi jugosllav. Ndërkohë që disa vriteshin në përpjekjet e tyre për liri, Azem Vllasi e luftonte lirinë.
Çfarë cinizmi nga goja e tij të thotë pas kaq vitesh se lirinë e kishim në letër, të garantuar me kushtetutë. Mijëra familje në Kosovë këtë „liri“ të Azem Vllasit e paguan shtrenjë.
Azem Vllasi do të duhej t’iu kërkojë falje viktimave të diktaturës komuniste jugosllave dhe të manifestojë në praktikë pendimin e tij për krimet e kryera në kohën e tij si komunist jugosllav. Ne nuk vrasim, nuk rrahim, nuk pështyjmë, por as nuk harrojmë!
Edhe për shkak se në mesin tonë pati figura si Azem Vllasi u desh të vritej babai im dhe shumë të tjerë. Ata u vranë për lirinë e Kosovës, në atë kohë të manifestuar në kërkesën „Kosova Republikë“, e cila nuk ishte kërkesë ideologjike, por përpjekje për të arritur lirinë hap pas hapi. Sot e kemi Republikën e Kosovës, ndërsa shteti komunist jugosllav me të cilin identifikohet Azem Vllasi në kujtesën kolektivë të shqiptarëve nuk ekziston më, përveç se në kokat e të privilegjuarve të tij. Dhe këtë Republikë, me gjthë të metat që ka shteti ynë i ri, nuk do të mund të na gërditin as Vllasi dhe as miqtë e tij, komunistët e vjetër jugosllav.
Dhe nëse ka gazetarë, të cilëve rreth demostratave të vitit 1981 iu intereson mendimi pikërisht i atyre që qëndruan në anën e xhelatëve të dirigjuar nga Beogradi, punë e tyre. Mua jo
perse nuk e fusni ne burg ;;dhe ta torturoni kete ndyresire ;;;; por komunistat e kishin ves ;;; fusnin edhe vllain ne burg ;;vetem per nje rracion mishi ;;; kam pare poshtersira nga komunistat ;;qe edha gestapoja nuk ja beri shqiptareve ;;;;;; vrane torturuan te pafajshem ;;;;;turp te kete ;;; ;;qelbesiar ;;