☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.69 ▲0.76%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,048 ▼ -0.52% ETH $2,059 ▼ -1.78% XRP $1.0597 ▼ -1.94% SOL $84.0900 ▼ -0.81%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.69 ▲0.76 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Donika Prela kalon vettingun, konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë “OK” drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela e cila kalon me sukses Vettingun. KPK e përbërë nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari tha sot se pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit.
Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.

Gjatë seancës së 22 janarit, përveç blerjes së një apartamenti që u raportua se ishte blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, prokurorja Prela dha llogari për bashkëshortin. Bëhet fjalë për punën e partnerit të saj si inxhinier ndërtimi në një kompani, si dhe gjetjet e KPK-së se ai kishte punuar pa kontratë dhe ishte paguar “cash” gjatë viteve 2003-2005. Vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs përmendi madje shijen jo të mirë që i ka lënë shmangia nga taksat e bashkëshortit të prokurores. Por pavarësisht këtyre problemeve, Prela u konfirmua në shkallën e parë të vettingut.

Vendimi ishte vendosur të shpallej më 28 janar por për shkak të disa denoncimeve se Prela kishte liruar kreun e bandës së Avdylajve, KPK vendosi ta shtynte shpalljen e vendimit për më 5 shkurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.