“Doshi”, Manjani-Berishës: Shko dëshmo me vullnet në Prokurori, që të mos të kapin prej zhelesh
Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani gjeti rastin të urojë sot çdo mësues me rastin e 7-Marsit, por nuk nguroi të japë disa këshilla publike edhe për ish-kryministrin Sali Berisha. Sipas Manjanit ai që ka nevojë sot të mësojë më shuam se kusdo është Sali Berisha.
Duke u ndalur tek çështja Doshi, Manjani shprehet se Sali Berisha duhet të mësojë të dëshmojë vullnetarisht në Prokurori.
“Në opinionin publik tha që e dinte që do vriteshin dy deputetë dhe nuk i bëri përshtypje fare ose e kishte kurdisur vetë këtë historinë e vrasjes dhe patjetër duhet të mbajë përgjegjësi ose e kishte sajuar. Ka detyrimin të kallëzojë një krim, çdo shtetas që merr në dijeni ose që konstaton një krim, duhet ta kallëzojë në të kundërt dënohet me burg. Doktori është thirrur edhe herë të tjera në prokurori, duhet të shkojë ditën e hënë, duhet të shkojë me dëshirë dhe vullnet të lirë, të shkojë siç e ka hije të bëjë dëshminë. Po të dojë edhe të rrëfejë, por njëherë ti përgjigjet pyetjeve. Të provojë të shkojë vullnetarisht, që të mos shkojë tek mësimi numër tre…që ja tregon ish-kryetarja e parlamentit, të mos e mësojë çdo të thotë të kapin prej zhelesh”, -u shpreh Manjani.
Më tej, ai tha se doktori është nxënësi me nota të mira e sjellje të keqe.
Po per kryetarin e mafias Ilir Meta nuk mund te thuash dicka. Eshte ai qe akuzohet nga deputeti i mazhorances miku i tij dhe i Edi Rames. Por edhe ti si te tjeret si ti ” Fajin e ka Berisha”. Qesharake. Eshte nje dicka e njohur ne psikologji kur nuk te inetreson fajin e kerkon gjithnje tek te tjeret dhe jo tek VETVETJA. Shih faktet jo ato qe te pelqejne por ato realet.