☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,759 ▲ +1.39% ETH $1,618 ▲ +3.69% XRP $1.1237 ▲ +1.67% SOL $64.4700 ▲ +2.73%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kronika

Dosja ‘Metamorfoza’/ Nis në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e Edmond Prekës! Ish polici: Në vendin ku u

Këtë të enjte në GJKKO po mbahet procesi gjyqësor në ngarkim të Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës. Gjatë seancës të kanë dëshmuar edhe dy ish-policë të patrullës në Vaun e Dejës.

Ish-polici Fran Gjoka ka dëshmuar se ishte duke shkuar në Komisariat, pas mbarimit të turnit, kur së bashku me kolegun e tij kanë parë një automjet dhe një person të shtrirë në tokë – me shpinë.

“Kam punuar në policinë e shtetit. Në gusht 2020 nuk kam pasur detyra, kam qenë në patrullë të përgjithshme në komisariatin e policisë Vau i Dejës. Kur është vrarë Gjin (Ndoji) Boriçi, e mbaj mend si ngjarje. Rreth orës 05:30-06:00 unë kam qenë duke shkuar në komisariat”, citohet të ketë dëshmuar ai.

Gjoka shton se ata njoftuan grupin hetimor, teksa thekson se viktima ishte 2-3 metra larg automjetit. Ai thotë se automjeti ishte i fikur dhe i mbyllur.

“Kemi shkuar te vendi i ngjarjes me kolegun tim dhe kemi konstatuar një automjet dhe një person të shtrirë mbrapsht. Personi ishte 2-3 metra larg mjetit në ngjyrë kafe. Kemi njoftuar grupin hetimor, erdhi dhe dorëzuam shërbimin në 06:00 të mëngjesit.

Erdhi patrulla dhe bënë shërbimin ato. Ne vetëm rrethuam vendimin e ngjarjes. Viktima ishte me shpinë nuk e dallova dot. Automjeti ishte i fikur dhe i mbyllur, nuk kishte dëmtime mesa pashë unë. Duhan në vendin e ngjarjes nuk mbaj mend të kem pirë”, shtoi ai.

Ndërkohë Gëzim Demaj, ish polic i Patrullës së Përgjithshme Vau i Dejës, ka dëshmuar se ishte turn i tretë atë natë, ndërsa konstatoi se pranë një karburanti kishte ndodhur një vrasje.

“Në 2020 kam punuar në komisariatin e policisë Vau Dejës, patrullë e përgjithshme. Kam qenë turni i tretë në gusht të vitit 2020, kur është vrarë Gjin Boriçi. Në 05:30 kam hipur në makinë bashkë me një person tjetër dhe pranë një karburanti kishte ndodhur një vrasje.

Unë kam parë vetëm makinën e ndaluar dhe i thashë shoferit, mbaj makinën se do shkoj në vendngjarje. Njoftova sallën operative, njoftova patrullën dhe viktima ishte 5 metra në krahun tjetër të rrugës”, tha ai.
Demaj tha se në vendin e ngjarjes gjeti pesë gëzhoja dhe ka qëndruar në zonë deri në orën 08:30.

“Kur shkova ishte makina e fikur dhe një person i shtrirë në tokë, i vdekur. Kam ndenjur deri në 08:30 aty. Kam gjetur 5 gezhoja aty dhe i fiksova aty kaq është detyrë e patrullës. E pashë rastësisht vetë, nuk e dija qe kishte ndodhur nje ngjarje, nuk u njoftova nga salla”, dëshmoi ai.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

SPAK e akuzon Gjokën edhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal. Gjoka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar për vrasjen e Gjin Ndojit me Behar Brajoviq, (Bajri), dhe Edmond Prekën të cilët po ashtu akuzohen për vrasje. Behar Bajri, akuzohet po ashtu edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Për të siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut akuzohet edhe Edmond Preka, ish-shoferi i Gjokës, ndërsa Astmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ish Shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.