Dosja “Partizani”/ Berisha kërkoi heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja nuk merr ve
Gjykata Kushtetuese ka shtyre shqyrtimin e masës ‘Detyrim Paraqitje’ për Sali Berishën, masë të cilën kryedemokrati kërkoi t’i hiqej.
Gazetarja Anila Hoxha, bën me dije se nuk do ketë vendim sot për kreun e opozitës.
Në kërkesën e ankimuesit dhe njoftimin e Kushtetueses thuhet se:
“Shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.
Berisha akuzohet për dosjen e kompleksit “Partizani”, duke tjetërsuar tokat e klubit sportiv me vendim të paligjshëm qeverie në favor të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, edhe ky i pandehur në të njëjtën dosje të SPAK.
Ndërkohë procesi gjyqësor për këtë çështje ka nisur prej disa muajsh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.