🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,775 ▼0.34%
DOW 51,042 ▼0.27%
NASDAQ 27,362 ▼0.64%
NAFTA 92.52 ▲4.8%
ARI 4,131 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,043 ▼ -2.99% ETH $2,425 ▼ -5.74% XRP $1.3482 ▼ -6.16% SOL $108.1700 ▼ -7.52%
S&P 500 7,775 ▼0.34 % DOW 51,042 ▼0.27 % NASDAQ 27,362 ▼0.64 % NAFTA 92.52 ▲4.8 % ARI 4,131 ▼0.24 % S&P 500 7,775 ▼0.34 % DOW 51,042 ▼0.27 % NASDAQ 27,362 ▼0.64 % NAFTA 92.52 ▲4.8 % ARI 4,131 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

SOFJE – Kos: Ballkanin Perëndimor e shoh si pjesë të Bashkimit Evropian

SOFJE, 8 tetor /ATSH-BTA/ – Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi sot se vizioni i saj është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen përfundimisht pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke folur në mbërritje të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore për Korridorin VIII në Sofje, Kos theksoi rëndësinë e lidhjeve më të mira të transportit për të ardhmen e rajonit.

Ajo e cilësoi Bullgarinë si një portë drejt Evropës për rajonin e Detit të Zi dhe Turqinë, ndërsa nënvizoi rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor në rritjen e ndërlidhjes rajonale.

Sipas Kos, në rajon janë duke u zhvilluar më shumë se 130 projekte, që përfshijnë ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave të reja, si dhe përmirësimin e pikave kufitare.

Megjithatë, komisionerja evropiane tha se vizioni për zgjerimin e BE-së shkon përtej zhvillimit të infrastrukturës. Sipas saj, objektivi përfundimtar është integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë skenar, pikat kufitare dhe lidhjet e transportit do të merrnin një rëndësi tjetër, pasi vendet e rajonit do të bëheshin pjesë e një Evrope më të integruar.

Kos theksoi se realizimi i këtij vizioni kërkon përpjekje të përbashkëta nga institucionet e BE-së, shtetet anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Korridori VIII lidh detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke përfshirë infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore.

Një nga pjesët kryesore të papërfunduara mbetet lidhja hekurudhore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në nëntor të vitit 2025, Sofja dhe Shkupi nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar.

Në anën bullgare, rreth 2,4 kilometra hekurudhë mes Gyueshevos dhe kufirit ende nuk janë ndërtuar.

Korridori VIII konsiderohet gjithashtu i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe mobilitetin ushtarak, pasi krijon një lidhje strategjike mes Detit të Zi dhe Adriatikut./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.