Kronika

Dosjet e gjyqtarit të Apelit, nga Gërdeci tek Fullani dhe Gëzim Çela

Shkëlqim Miri njihet si një prej tre gjyqtarëve që konfirmuan vendimin për ngjarjen e Gërdecit.

Kjo trupë gjyqësore, ndryshe nga shkalla e parë aplikoi gjykimin e shkurtuar duke sjellë zbritjen e një të tretës së dënimit për të gjithë të pandehurit, ku kryesorët ishin ish-drejtori i fabrikës së demontimit Dritan Minxholli, Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari.

Ndërkohë, gjyqtari Shkëlqim Miri u përfshi edhe në masën e sigurisë ndaj të arrestuarve për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, pas një shorti të hedhur nga gjykata.

Mes kërkesave të dorëzuara në apel ishte edhe kërkesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani, për të cilin treshja e gjyqtarëve ku bënte pjesë edhe Shkëlqim Miri dha lirinë.

Në korrik të vitit 2013 ai ishte anëtar i trupës gjykuese që pezulloi ekstradimin në Itali të të akuzuarit për trafik droge dhe prostitucioni, Gëzim Çela.

Këto janë disa nga gjyqet më të bujshme që ka patur në dorë gjykatësi i ndaluar, i cili është marrë gjerësisht edhe me çështje civile, kontratash deri edhe divorce.

Gjyqtari i Apelit u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë zgjedhur nga komuniteti i gjyqtarëve gjatë konferencës së tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button