DPHM: Kushtet klimatike të volitshme për aktivitetet bujqësore
Moti i thatë pa reshje të shiut javën e kaluar ka mundësuar kushte të shkëlqyera për punët bujqësore në qiell të hapur, krasitje të hardhisë dhe pemëve, para së gjithash pjeshkës, si dhe përgatitje e sipërfaqeve për prodhimtari kopshtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Moti i thatë e dehidron tokën në shtresën sipërfaqësore me çka gradualisht mundësohet hyrje me mekanizim në fusha dhe hedhjes së plehut azotik mineral në të mbjellat vjeshtore, e cila duhet të kryhet në këtë periudhë të zhvillimit”, thonë nga DPHM.
Sipas Drejtorisë, vala e lagësht që do ta kaplojë Maqedoninë gjatë fundjavës së ardhshme do t’i ndërpresë shkurt këto aktivitete, por motin stabil dhe të thatë gjatë javës së ardhshme bujqit do të duhet ta shfrytëzojnë për aktivitetet, të cilat janë aktuale në këtë periudhë të vitit.
Gjatë fundjavës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje të shiut, të cilat në male në orët e pasdites do të kalojnë në borë.
Nesër paradite nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa të dielën do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në male dhe në disa vende të larta në pjesët veriperëndimore me borë të kohëpaskohshme, njofton AIM.
Temperatura më e ulët do të lëvizë prej minus një deri katër gradë, ndërsa më e larta prej gjashtë deri 12 gradë.
Intensiteti i reshjeve do të jetë i dobët deri në mesatar, lokalisht pritet të reshin rreth 10 litra në m2, ndërsa të hënën paradite do të ndalen. Të dielën dhe të hënën do të ketë ulje të vogël të temperaturës ditore e cila do të jetë në interval prej pesë deri në 12 gradë Celsius.