☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Drake zbuloi në këngën e tij të re se babai i tij luftoi me kancerin

Drake ka zbuluar përmes vargjeve të këngës së tij të re se babai i tij ka luftuar me kancerin.

Reperi 39-vjeçar publikoi albumin e tij me titull Iceman më 15 maj, së bashku me dy projekte të tjera, të titulluara Habibti dhe Maid of Honour. Në këngën hapëse të albumit, Make Them Cry, ai flet për gjendjen shëndetësore të babait të tij 71-vjeçar, Dennis Graham, pa specifikuar llojin e kancerit me të cilin ishte diagnostikuar.

Në tekstin e këngës ai thotë: “Babai im ka kancer tani, po luftojmë fazat / Më beso kur them se ka shumë gjëra të tjera me të cilat do të preferoja të përballesha / Dhe këtë herë, nëse më kërkon ta shpjegoj më thellë, do ta bëj me kënaqësi”.

Me rastin e publikimit të albumit, Dennis Graham publikoi një foto me djalin e tij në Instagram, duke shkruar “Ice Man dhe Nice Man thjesht po bëjmë atë që dimë të bëjmë, mos e keqkuptoni”.

Në një deklaratë për TMZ pas publikimit të albumit, Dennis Graham sqaroi se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

“Jo, kjo ka qenë më parë. Tani jam mirë. Jam fantastik. Telefoni im nuk ka pushuar së rëni gjithë natën. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin. Ju dua dhe nga zemra e vlerësoj”.

“Ishte kancer në mushkëri në fillim, por fatmirësisht mora lajmin se ishte zhdukur. Dhe ja ku jam”, shtoi ai.

Në Make Them Cry, Drake flet edhe për vështirësitë personale, si dhe marrëdhënien e tij me publikun dhe industrinë muzikore, duke thënë: “Po i afrohem të 40-ave dhe po luftoj sërish / Po përballem me faktin që albumi ende nuk ka dalë dhe njerëzit tashmë ankohen”.

Paralelisht, ai bën referenca edhe për familjen e tij me vargje si: “Duhet të kujdesem për nënën time dhe ta trajtoj gjyshin e djalit tim si një vëlla më të madh” dhe “E di me siguri që prindërit e mi më shohin dhe shohin dikë që i ka kapërcyer vështirësitë”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.