Dramatike në Tiranë, pasagjerja 24-vjeçare bie nga dritarja e pasme e taksisë, Policia ndalon drejtuesin!
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Mullet, ku një 24-vjeçare ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie që drejtohej nga një 47-vjeçar.
Ky i fundit është ndaluar nga policia, ndërsa e reja po merr ndihmë mjekësore. Po ashtu, është proceduar edhe shoqja e saj për pengim të zbulimit të së vërtetës.
“U ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.