🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.96%
ARI 4,676 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,649 ▲ +3.19% ETH $2,145 ▲ +4.11% XRP $1.3387 ▲ +2.95% SOL $81.7300 ▲ +2.6%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

“Drejtësi për çlirimtarët” në Shkup-Mbahet sot protesta e pestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shkupi është ndalesa e radhës e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku nga ora 13.00 në sheshin “Skënderbeu” do të protestohet për të kërkuar drejtësi për ish- krerët e UÇK-së qբ po gjykohen në Hagë.

Megjithatë nga kjo organizatë iu bë thirrje veteranëve të luftës të mos marrin pjesë në këtë protestë pasi ekziston rreziku që ata të ndalohen.

Ndërsa, krijimi i shtabit të krizës nga shteti maqedonas, i cili u njoftua më herët nga kryeministri Mickoski, konsiderohet i panevojshëm dhe i njëanshëm.

Nënkryetari i Organizatës së veteranë Gazmend Syla në një intervistë për KosovaPress u shpreh se nga shteti maqedonas nuk janë siguruar se nuk do të arrestohen bashkëluftëtarët e tyre që do të shkojnë në vendin fqinj për të marrë pjesë në protestë.

Megjithatë ai ka siguruar që protesta në Shkup do të jetë madhështore pasi kanë marrë konfirmime për pjesëmarrje të madhe qoftë nga diaspora, por edhe nga Shqipëria e Lugina e Preshevës.

Protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët janë të paraburgosur në Hagë është e pesta me radhë.

Më 7 gusht të këtij viti është mbajtur protestë e parë në Prishtinë, e cila u pasua nga tubimet në Hagë, Tiranë dhe së fundmi në Strasburg.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Që të katër janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat e ngrityra nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Gazetare: Vjollca Zhari

/rtsh.al/

The post “Drejtësi për çlirimtarët” në Shkup-Mbahet sot protesta e pestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.